Basha takon urgjent aleatët e tij

Basha takon urgjent aleatët e tij

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka njoftuar se ka thirrur strukturat e partisë dhe aleatët opozitar, për të vendosur për mënyrën e protestës.

Protestuesit janë vendosur pranë selisë blu, ku Basha u premtoi se shumë shpejt do të dal t’u jep njoftimin për mënyrën e vazhdimit të protestimit.

Basha tha se sot Edi Rama sot i ka shpallur luftë popullit të tij, ndërsa ka falënderuar protestuesit për siç tha “për këtë qëndresë të paprecedentë në historinë e Shqipërisë”.

Ai tha se beteja do të vazhdojë deri sa të çlirojnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

“Jeni sot ushtria demokratike, armata e lirisë dhe jeni shpresa e vetme Shqipërisë evropiane”, tha Basha

TAGS