Bashkë me Bojan Jovanovskin ëshët arestuar edhe pronari i një fabrike në Gostivar, shkruan mediumi maqedonas dosie.mk.
“Sipas informacioneve që posedon Dosie, bëhet fjalë për pjesëtar të njohur të qarqeve kriminele që merren me shitje të drogës dhe që kanë qenë të afërt me struktura të mëhershme të larta në polici të ish pushtetit”, shkruan Dosie.
Emri i tij lidhet me një lokal të njohur në Shkup me emër ekzotik, të cilin e ka poseduar poashtu me një grup të njohur biznesmenësh, transmeton Gazeta Lajm. Sipas mediumeve maqedonase, në lokal janë mbajtur ahengje deri në orët e hershme të mëngjesit. I arrestuari tani është pronar i një fabrike për gurë në Gostivar, bashkë me një inspektor në një komunë të Shkupit.