Bashkë prej vitesh, Nevina Shtylla konfirmon lidhjen me juristin

Bashkë prej vitesh, Nevina Shtylla konfirmon lidhjen me juristin

Një ndër moderatoret më të dashura për publikun, Nevina Shtylla është komentuar gjatë në media për karrierën e saj, por edhe për jetën e saj private.





Vitin e kaluar u zbulua se Nevina është në një lidhje me juristin Arbër Myftari, dhe u publikuan disa foto të çiftit të cilët u fotografuan nga paparacët.

Së fundmi lidhjen e ka konfirmuar edhe vetë moderatorja gjatë emisionit “E diell”. Teksa po moderonte rubrikën “Trotuar”, Edi Manushi u ngatërrua dhe tha se Nevina e ka të dashurin ekonomist. “Ekonomist unë? Jo, jo. Është departament tjetër”, tha Nevina. “Jurist, se harrova”, ia ktheu Manushi ndërsa Nevina qeshi.

TAGS