20 June 2018 / 15:13
Bashkëraportuesit e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (KE) Liza Kristofersen dhe Valerij Gileçi mbështesin marrëveshjen për emrin, duke e cilësuar si historike dhe e rëndësishme për ardhmërinë evropiane të vendit. Ata kërkuan nga presidenti Ivanov që të veprojë në bazë të Kushtetutës.
Mendoj që çdo institucion në këtë rast Presidenti duhet të veproj në bazë të kompetencave që i ka në pajtueshmëri me Kushtetutën. Referendumi është ai i cili do të jep autoritet që do ta vërteton vendimin për atë çfarë populli mendon dhe kjo është ajo çfarë është më e rëndësishme për këtë situatë – deklaroi Valerij Gileçi, raportues i Kuvendit parlamentar të KE-së.
Bashkëraportuesit kërkuan që të gjitha partitë politike të ruajnë rol dhe të marrin përgjegjësi për funksionim efikas të administratës zgjedhore për mbajtjen e referendumit në kushte të mira.
Qeveria të thellojë dialogun me partinë kryesore opozitare VMRO-DPMNE që është partia e vetme parlamentare që është kundër kësaj marrëveshje por gjithashtu edhe me qytetarët që të fitohet ndërtimi i besimit në proces. Unë mendoj se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, të shprehin mendimin e tyre por në fund është shumica ajo që vendos – tha Liza Kristofersen, raportuese e Kuvendit parlamentar të KE-së.
Për vizitën e tyre në vend, bashkëraportuesit do të përgatisin një raport i cili do të dorëzohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Elmedina Aliji