Bashkëshortja e Lorik Canës tregon mënyrën primitive se si ai ia dha numrin në takimin e tyre të parë

Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, ka tash e sa vite që është i martuar me italianen Monica Ercoli.

Dyshja janë mjaft të përfolur në media, gjersa posedojnë edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Bashkëshortja e Lorikut, Monica, ka vendosur që së fundmi tu japë mundësinë ndjekësve në rrjetin social Instagram, që t’i parashtrojnë asaj nga një pyetje, dhe më pas ajo do tu përgjigjej.

Një nga fansat, i ka shkruar asaj nëse ishte e vërtetë që i kishte thënë Lorikut se është stil i vjetër kur ai ia shkroi numrin e telefonit në një copë letër, në takimin e tyre?

“Po, iu përgjigja me ironi”, ishte përgjigja e Monica Ercolit ndaj fansit që parashtroi pyetjen.

Foto: Monica Ercoli/InstaStory

Ndërkohë, një komentues tjetër i parashtroi asaj pyetjen nëse e kishte menduar ndonjëherë se do të ishte një nuse shqiptare.

“Një nuse është e njëjtë në të gjitha kombësitë”, ka qenë përgjigja e bashkëshortes së ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana. /Telegrafi/

Foto: Monica Ercoli/InstaStory

TAGS