Bashkimi Europian jep 100 milionë Euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit

Bashkimi Europian jep 100 milionë Euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit

Pasditen e sotme nisi konferenca e donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von de Leyen u shpreh se Komisioni Europian do të japë 100 milionë euro për Shqipërinë.

Ju falenderoj që keni ardhur kaq shumë. 51 persona humbën jetën nga tërmeti, të gjithë i kemi dëgjuar historitë e tyre me dhimbje, një cift i ri që ishin gati për t’u martuar, një nënë që vdiq në përpjekje për të mbrojtur vajzën e saj. Kur ne shkuam i gjithë vendi ishte në zi, por u mobilizua për të ndihmuar ata që humbën gjithcka. Kjo është një histori humbje, por edhe një histori heronjsh, një histori solidaritet mes vetë shqiptarëve dhe europianëve. Brenda disa orëve ekipet e para të shpëtimit nga vendet europiane shkuan duke filluar gërmimet në rrënoja për të shpëtuar jetë. E gjithë BE-ja u mobilizua, populli i Shqipërisë e di se ata e kanë vendin në familjen Europiane.

Sot me këtë pjesëmarrje mbresëlënëse ju tregoni reagimin e fortë pas thirrjes së Shqipërisë, nga Mali i Zi deri në Kanada, nga Turqia deri në Izrael, nga Zvicra deri në SHBA. Ne kemi parë ekipet serbe dhe kosovare që punon krah për krah për të shpëtuar fqinjët. Solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri. Ekipet e shpëtimit nxorën 49 persona nga rrënojat. Nevojat e Shqiprëisë janë shumë të mëdha, mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla, spitale.

Kostoja e rindërtimit është vlerësuar 1 mld euro, vetëm Shqipëria nuk mund ta përballojë këtë barrë. Ne i premtojmë popullit shqiptar që jemi aty, që solidariteti jonë do të fillojë të jetë po aq i fortë sa ishte në orët e para. Ne angazhohemi për rindërtimin në vazhdimësi. Askush nuk mund ta plotësojë boshllëkun e atyre që kanë humbur, por ne mund ta ndihmojmë Shqipërinë që ta fillojë nga e para. Transparencë dhe llogaridhënie të plotë në terren.

Komisioni Europian jep 100 mln euro nga buxheti përtej 15 mln eurove, për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri.

Unë ju ftoj të gjithëve të kontribuoni dhe ta ndihmoni Shqipërinë të ngrihet në këmbë shpejt. Qëkur Shqipëria fitoi lirinë populli i saj ka treguar potencial të madh para syve të botës. Vendi ka konsoliduar ekonominë dhe institucionet pas dekadave të tëra diktature.

Pas tërmetit shqiptarët kanë treguar se nuk janë vetëm një popull krenar dhe i talentuar, pro se kanë një zemër të madhe. Sot është çasti ynë të tregojmë solidaritetin tonë. Sot jemi krah Shqipërisë në një moment nevoje. Shqipëria do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt nga hiri i tërmetit. Unë mbështetem tek të gjithë ju për këtë” deklaroi Presidentja e KE-së.