Alsat 2019-11-15T13:58:00+01:00
Prokuroria për krim të organizuar pranë Prokurorisë Themelore Publike ka konfirmuar për MKD.mk, se gjatë kontrollit për rastin “Reketi”, në shtëpinë e deputetes së LSDM-së, Frosina Remenski janë gjetur dokumente për disa raste gjyqësore.
Sipas informacioneve jozyrtare të MKD, gjatë bastisjes në shtëpinë e Remenskit janë gjetur dokumentet konfidenciale nga rastet e “Monstra” dhe “Lagja Trimave”, respektivisht letërkëmbimet e ish-zyrtarëve të lartë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Brendshme. Prokuroria pranon se janë gjetur dokumente mirëpo mohon informacionin se kanë të bëjnë me dy rastet gjyqësore.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarës, janë gjetur dokumente dhe për këtë janë informuar institucionet nga edhe vijnë dokumentet, institucione që janë edhe përgjegjës për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme. Dokumentet që përmenden në pyetjen tuaj (të MDK) nuk janë gjetur gjatë bastisjes”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Loading…