Bateria revolucionare e makinave elektrike, iu mundëson të ecin 2400 km me një të ngarkuar

Bateria revolucionare e makinave elektrike, iu mundëson të ecin 2400 km me një të ngarkuar

Kjo mund të tingëllojë si një fantazi fantastiko-shkencore. Por nuk është kështu.

Të premten e kaluar, shpikësi i baterisë që do iu mundësojë veturave elektrike të ecin 2400 km pa pasur nevojë ta mbushin atë, inxhinieri britanik nënshkroi një marrëveshje shumë milionëshe për të filluar prodhimin e pajisjes në një shkallë të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton lajmi.net.

Austin Electric, një firmë inxhinierike me qendër në Essex, e cila tani zotëron të drejtat për të përdorur logon e vjetër të kompanisë Austin Motor. Nëpërmjet kësaj, ai do të fillojë vendosjen e mijëra prej tyre në automjete elektrike vitin e ardhshëm.

Sipas shefit ekzekutiv të Austin, Danny Corcoran, teknologjia e re është një “ndërruese e lojërave”.

‘Mund të ndihmojë në nxitjen e revolucionit tjetër industrial. Avantazhet ndaj baterive tradicionale të automjeteve elektrike janë të mëdha”, tha ai.

Skeptikët e industrisë së makinave pretendojnë se teknologjia e Trevor është e paprovuar dhe përfitimet e saj janë të ekzagjëruara.