Batshuayi mund të transferohet në Serie A, e kërkon kjo skuadër

Batshuayi mund të transferohet në Serie A, e kërkon kjo skuadër
10:22 | 14 Gusht 2019

Roma do të përpiqet të sjellë Michy Batshuayi nga Chelsea, edhe nëse Edin Dzeko nuk do të bashkohet me Interin.

25 vjeçari belg është nën kontratë me Chelsea deri në qershor të vitit 2021, ndërsa sezonin e kaluar ishte huazuar te Valencia në Spanjë dhe te Crystal Palace në Premierligë.

Ai në 36 ndeshje për këto dy klube, ka arritur të shënoi nëntë gola.

Sipas ekspertit të transferimeve në Itali, Gianluca Di Marzio, Roma i janë ofruar Chelsea për të pyetur për disponueshmërinë për Batshuayi, përcjell lajmi.net.

‘Blutë’ kanë paguar 39 milionë euro për Batushayi, kur në vitin 2016 e transferuan nga Marseille.

Raportohet se Roma do të kërkojë të sjellë në huazim belgun, me mundësinë e blerjes në fund të sezonit./Lajmi.net/

TAGS