Bayern e largon Kovacicin, vjen një super trajner

Bayern e largon Kovacicin, vjen një super trajner

Pavarësisht suksesit të mundshëm në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë, trajneri Niko Kovac do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Media e huaja raportojnë se drejtuesit bavaraz nuk janë të kënaqur me trajnerin kroat në sezonin e parë në ‘Allianz Arena’.

Ka shumë emra që përfliten për të zëvendësuar Kovacin në bankinën e Bayern Munich.

Emri i ri që i është shtuar kësaj liste, është ai i trajneri të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.

Argjentinasi po kalon një nga sezonet më të mirë me skuadrën angleze, ku ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku për të kaluar në finale duhet të mposht Ajaxin./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS