Bayern Munich ndalet nga Nurnberg

Bayern Munich ndalet nga Nurnberg

Ka përfunduar ndeshja në mes të Nurnberg dhe Bayern Munich.

Bayern Munich është ndalur nga Nurnberg në kuadër të javës së 31-të, duke barazuar 1 me 1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa në pjesën e dytë, vendasit kaluan në epërsi ndaj bavarezëve me golin e shënuar nga Pereira në minutën e 48′-të, raporton lajmi.net.

Bayern Munich arriti t’i barazonte shifrat në 1 me 1, me anë të Serge Gnabryt që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Bayern Munich vazhdon të jetë lider i Bundesligës edhe pas këtij barazimi, ku ka 71 pikë, dy më shumë se Dortmund  që është në të dytin. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS