Bayern Munich po përgatit ofertë për Zinedine Zidanen

Sipas medieve spanjolle pas humbjes 3-2 si mysafirë Borussia Dortmund, banka e Niko Kovac ka filluar të lëkundet.

Te Bayern Munich në fakt, nuk janë të kënaqur me paraqitet e ekipit që tani është minus shtatë pikë.

Kjo është arsyeja pse klubi po mendon që të dorëzoj një ofertë te Zinedine Zidanen.

(Foto: Getty Images)

Ai është i papunë pas dorëheqjes si trajner i Real Madridit.

Francezi njihet si trajner i qetë dhe do të kishte marrëdhënie të mirë me udhëheqësit bavarez.

Nëse Kovaç nuk bindë, negociatat mund të shkojnë drejt ribashkimit.

Niko Kovac (Foto: Bayern Munich/Twitter)

Bayern përvec se ka mbetur prapa në kampionat as në Ligën e Kampionëve nuk ka treguar formë të mirë. /Telegrafi/   

TAGS