Bayerni tregon mënyrën e vetme se si mund të largohet Thiago

Bayerni tregon mënyrën e vetme se si mund të largohet Thiago

Karl-Heinz Rummenigge ka pranuar se është i gatshëm të bisedojë me klubet që ofrojnë një çmim të drejt për mesfushorin Thiago Alcantara.

Njeriu kryesor te Bayern Munich ka folur më në fund rreth spekulimeve për të ardhmen e mesfushorit spanjoll, që ka qenë shumë i lidhur me Liverpoolin e Jurgen Klopp.

Ish mesfushori i Barcelonës ka vetëm edhe një vit kontratë me Bayern Munoch, dhe i ka bërë të ditur klubit se dëshira e tij është për t’u larguar.

“Në lidhje me Thiagon, është e ditur se ai na ka thënë neve se dëshiron të bëjë diçka të re”, ka deklaruar Rummenigge.

“Nëse na afrohet një klub që është i gatshëm të paguajë një çmim të drejtë, ne do të punojmë në atë”.