20 April 2018 / 15:07
Baza qendrore elektronike e dalë nga kryqëzimi i të dhënave nga regjistrat e institucioneve të ndryshme me qëllim të krijimit të Regjistrit Qendror Elektronik të Popullsisë, nuk e zëvendëson regjistrimin klasik të popullsisë. Këtë e pranoi edhe Ministri i Shoqërisë Informatike Damian Mançevski, duke shtuar se ky regjistër Qendror elektronik vetëm do ua lehtësojë punën qytetarëve të cilët nuk do të jenë të detyruar që të enden lart e poshtë nëpër institucione për kompletimin e dokumenteve.
Jo, kjo nuk ka asnjë lidhje me regjistrimin e popullsisë, ajo është krejtësisht operacion tjetër e cila do të bëhet nga Agjencia Statistikore. Regjistri Qendrorë i Popullatës është bazë për shërbime elektronike të qytetarëve. Jemi në fazë të shpërndarjes së teknikës për këtë gjë. Paralelisht me atë po e zbatojmë edhe kornizën ligjore me të cilën do të duhet të funksionojë edhe regjistri elektronik i popullatës por edhe portali i ri shtetërorë për shërbime elektronike – tha Damian Mançevski, Ministër i shoqërisë informatike dhe administratës.
Biljana Bejkova nga OJQ- “Infoqendra” thotë se regjistrat e institucioneve janë të ndryshëm njëri nga tjetri dhe se është thuajse e pamundur sinkronizimi i të dhënave. Këtë Bejkova e thotë duke u bazuar procesin e pasuksesshëm për pastrimin e listës zgjedhore, por sipas saj, një kryqëzim adekuat i regjistrave aktual, do ta ndihmonte regjistrimin klasik të popullatës në të ardhmen.
Duke e pasur parasysh përvojën me pastrimin e listave zgjedhore, ne kemi absolutisht regjistra te jo-azhurnuara dhe jo të kompletuar që nuk mund të sinkronizohen ndërmjet vete dhe të lidhen, kështu që me të vërtetë na pret një punë e madh në këtë aspekt. Por me kryqëzim adekuat në të ardhmen shteti do të mund të bëj një regjistrim klasik më preciz dhe me të lehtë por në këtë moment mendoj se është herët që të flitet për zëvendësim të regjistrimit të popullsisë me kryqëzimin e regjistrave – u shpreh Biljana Bejkova, Drejtoreshë e OJQ-së “INFOQENDRA”.
E gjitha kjo u tha në debatin e parë publik të thirrur nga Ministra për Shoqëri Informatike me rastin e përgatitjes së Ligjit për regjistër qendrorë të popullatës dhe Ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike. Vetëm një ditë pas përfundimit të Samitit të digjitalizimit, nga Ministria e shoqërisë informatike thonë se po punojnë maksimalisht në digjitalizimin e administratës publike duke mos dhënë një afat konkret se kur do të përfundojë e gjithë kjo procedurë.
Besian Leka