S A 2019-04-02T14:56:19+02:00
Banka Botërore vlerëson se rritja e pagës minimale do të ketë ndikim negativ ndaj industrisë së tekstilit. Sipas tyre, edhe pse borxhi publik rritet, është mirë që paratë e huazimeve Qeveria nuk i shpenzon dhe i ruan për “ditë më të zeza”.
Në fillim të vitit të shkuar Qeveria mori eurobond. Paratë që i morën nuk i shpenzuan, të njëjtat janë pjesë e rezervave të shtetit, me qëllim që të investohen në nevoja reale këtë vit. I këshillojmë shtetet e vogla t’i ruajnë rezervat, të ndërhyjnë nëse ka situatë jo të mirë ekonomike”.- thkesoi Sanja Maxhareviq, Shujster- ekonomiste në Bankën Botërore
Nga Banka Botërore sikur pajtohen me investitorët gjerman të cilët Qeverisë i dhanë notën zero për përkushtimin në ekonomi duke kërkuar reforma urgjente. Nga ana tjetër, në raport nuk u gjet rritja e numrit të nëpunësve të administratës, edhe pse këtë temë deri më tani e kanë analizuar rregullisht. Për ta është e rëndësishme përmirësimi i shërbimeve që nëpunësit ua ofrojnë qytetarëve.
Kontributi i rritjes së punësimit në sektorin publik është i rëndësishëm, edhe administrata publike në Maqedoni mund të klasifikohet në krahasim me vendet e tjera se është në një shkallë më të lartë nga mesatarja në rajon. Duhet të përmirësohen shërbimet ndaj qytetarëve dhe biznesit”. – tha Bojan Shimbov, ekonomist në Bankën Botërore
Maqedonia krahasuar me vendet e rajonit ka produktivitet më të ulët. Papunësia shënon rënie, por gjysma e popullatës së aftë për punë me vite është joaktive, nuk kërkon punë, nuk bën ndonjë trajnim e as nuk edukohet- thuhet në raportin e fundit të këtij institucioni financiar. Për këtë vit, Banka Popullore parashikon që vendi të renditet në fund të listës bashkë me Malin e Zi, pas rritjes së realizuar ekonomike prej vetëm 2,9%. Në pozitë më të mirë janë të gjitha vendet e rajonit ndërsa pritet Bosnja dhe Hercegovina të ketë rritje prej 3,4%, Serbia 3,5%, Shqipëria 3,8% dhe Kosova 4,4% rritje të PBV-së për vitin 2019-të.
Ile Petrevski
Loading…