BDI e Besa akuzohen për patrupësi për shqipen

BDI e Besa akuzohen për patrupësi për shqipen

Lëvizja BESA do ta votojë Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe nëse amandamentet e saj nuk pranohen, ndërkohë që Artan Grubi , kryetar i Komisionit për Çështje Europiane, tha se turpërohet për veprimet e deputetëve të Lëvizjes BESA, konkretisht për mospjesmarrjen e tyre në ditën e tretë të debatit për diskutimin e amandamenteve. Sipas tij, u deshën 15 vjet për të për të arritur në këtë fazë.

Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Europiane

“Nuk është një debat që po bëhet vetëm në tre muajt e fundit, por 15 vjet janë përpjektjet e shqiptarëve për ta miratuar një ligj për barazinë gjuhësore në Maqedoni dhe mospjesmarrja në një debat të till nga deputet shqiptarë është skandaloze është turpëruese dhe unë skuqem për turpin e tyre” – tha Grubi.

Fadil Zendeli, nga grupi parlamentar i Lëvizjes Besa, tha për Almakos se Artan Grubi i skuqur është kejt kohën dhe nuk ka se si të skuqet më shumë. Ai thekson se debati që ky komision po zhvillon është teatër e kryetarit të vet komisionit.

Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA

“ Ne si grup parlamentar vlerësojmë se nuk do të marrim pjesë në debate që janë teatër të kryetarit të këtij komisioni, por vetëm si grup parlamentar i Lëvizjes BESA kërkojmë nga ky komision që t’i votohet për amendamentet të cilat ne i parashtruam dje”- tha Zendeli.

Dita e tretë e këtij debati fillimisht u caktua për më 25 dhjetor, për t’i dhënë mundësinë VMRO-DPMNE-së, e cila më 23 dhjetor supozohet të zgjedhë kryetar të ri, të reflektojë mbi qëndrimin që ka për porpozim ligjin për përdorimin e gjuhëve. Disa orë më vonë Artan Grubi, informoi se dita e tretë e seancës është caktuar për sot, pasi që VMRO-DPMNE ka reaguar duke thënë se nuk do të ndryshojnë qëndrim, pa u lënë të lirë deputetët e paraburgosur.

Sonte në mesnatë përfundon afati për diskutimin e amandamenteve të propozuara, mw pas ky ligj kalon nw Kuvend pwr vazhdimin e leximit. Sot në sallë të pranishëm ishin vetëm deputët e LSDM-së dhe të BDI-së. Këta të fundit vazhduan me replikat e tyre, duke mos lënë vend për lëximin apo diskutimin e amandamenteve të tjera.

Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski