BDI Gostivar: Partitë opozitare po shpifin

Dega e BDI-së në Gostivar ka reaguar ndaj partive opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa të cilat në komunikatat e tyre lidhur me inspektorin që po hetohet thanë se bëhet fjalë për vëllain e kreut të degës së BDI-së në Gostivar. Në këtë reagim të firmosur nga kreu i degës Bashkim Hasani është bashkangjitur edhe një dokument për të cilin Hasani thotë se është kontrata e shitblerjes së veturës së vëllait të tij. Në reagim thuhet gjithashtu se këto subjekte nuk gjejnë forma dhe mënyra për të shpifur dhe njollosur me qëllim përfitimin e pikëve politike. “Kur flasim për rastin, nëse do të kishte pretendim për ta fshehur, i njëjti rast nuk do të bëhej publik në raportin zyrtar të policisë, dhe nuk qëndron aspak akuza e ASH që rasti po mbahet i fshehur. Me shpifje të tilla nuk mund të bindin as militantët e tyre partiak, e lëre më opinionin publik”, thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Gostivar.

Alsat

Loading…