Fotografia që e shihni është bërë nga tubimi i sotëm i BDI-së në Gostivar.
Në këtë prezentimin të kandidatit për kryeministër shqiptar, nuk mungoi flamuri maqedonas. Edhe pse kjo parti prej fillimit të kësaj fushate ka shtuar tonet nacionaliste ne qëllim që të elektrizojë votuesit shqiptarë, sërish nuk ka mundur ti shmanget këtij detaji.
Nuk dihet se kush janë personat që e kanë mbajtur flamurin në tubimin e BDI-së, por sidoqoftë, kjo bie në kundërshtim me atë që gjatë gjithë këtyre ditëve partia e Ali Ahmetit e ka promovuar.