BDI të tregojë me cilat para po paguan kompanitë e shtrenjta nga Izraeli për fushatë!

BDI të tregojë me cilat para po paguan kompanitë e shtrenjta nga Izraeli për fushatë!

Arben Fetai, Bruksel

Të gjitha faqet e BDI-së dhe të figurave të tyre kryesore në rrjetet sociale po u mirëmbajtkan nga Izraeli. Kompanitë e atjeshme janë ndër më të specializuarat në botë në përdorimin e teknologjive ushtarake dhe inteligjente të survejimit online, shkruan Arben Fetai me prejardhje nga Sllupçani i Kumanovës, që punon në projekte ndërkombëtare në Bruksel.
“Ato shpesh kanë qenë në qendër të skandaleve të abuzimit të të dhënave të qytetarëve për qëllime politike.

BDI duhet t’u tregojë qytetarëve se me cilat para kontrakton këto kompani që janë ndër më të shtrenjtat në botë si dhe kush ka qasje në të dhënat e tyre dhe me çfarë qëllimi”, thekson Fetai.