11 Janar 2019 / 20:15
Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini dhe komisioneri për zgjerimit të BE-së Johannes Hahn ishin të parët që uruan pas votimit mbi ndryshimet kushtetuese në parlamentin maqedonas.
Në emër të Bashkimit Evropian, Mogherini dhe Han “me gjithë zemër” përgëzojnë Kuvendin për “hapin vendimtar drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës”.
– Udhëheqësit politikë dhe qytetarët kanë treguar vendosmërinë e tyre për të kapur këtë mundësi të veçantë dhe historike për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet më të vjetra në rajon dhe për të ecur përpara me vendosmëri në rrugën drejt BE-së, tha Mogherini dhe Han.
BE-ja, thonë ata, mbështet fuqimisht Marrëveshjen e Prespës që “tregon një shembull pajtimi për rajonin dhe për të gjithë Evropën”.
– Derisa presim hapat e ardhshëm që çojnë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, BE mbetet e vendosur të vazhdojë ta shoqërojë dhe ta mbështesë vendin në qëllimin e përbashkët të integrimit në BE, shkroi Han dhe Mogherini.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dërgoi një tweet të drejtpërdrejtë deri tek kryeministri Zoran Zaev për ta përgëzuar atë për votën përfundimtare të Kuvendit.
“NATO mbështet fuqishëm zbatimin e plotë të Marrëveshjes, që paraqet një kontribut të rëndësishëm për një rajon të qëndrueshëm dhe me proseperitet”, tha Stoltenberg.
Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungesku konfirmoi se Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev për ta përgëzuar personalisht për miratimin e ndryshimet kushtetuese dhe për hapjen e rrugës për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Deputeti Edward Kukan nga EPP-ja gjithashtu përgëzoi deputetët për atë që sipas tij ishte votimi me “përgjegjësi” për ndryshimet kushtetuese që hapin rrugën për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
– Po e pres me padurim ardhmërinë euro-atlantike të Maqedonisë së Veriore, cicëroj Kukan.
Deputeti i Partisë Social Demokratike, Knut Flechenstein, përgëzoi “popullin e Maqedonisë së Veriut”.
– Parlamenti vendosi për rrugën evropiane. Faleminderit kryeministër Zaev dhe ministër Nikolla Dimitrov që treguat lidership të vërtetë. Tani është koha që Këshilli Evropian të tregojë lidershipin dhe të përmbushë premtimet , shkroi eurodeputeti në Twitter, duke iu referuar datës për negociata me BE-në.
ALSAT
Loading…