BE jep 15 mln euro grante për bizneset e goditura nga koronavirus, Sorenca: Kriza e virusit, shumë larg fundit

BE jep 15 mln euro grante për bizneset e goditura nga koronavirus, Sorenca: Kriza e virusit, shumë larg fundit

Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë për të luftuar koronavirus. Delegacioni i BE në një status në ‘Facebook’ thekson se kjo shumë do të shkojë për bizneset e goditura nga pandemia.

Ndërsa vetë ambasadori Luigi Soreca deklaron se kriza e koronavirusit është shumë larg përfundimit.

Mesazhi i BE:

Më shumë lajme të mira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor!

15 milion Euro grante nga #BE për bizneset e goditura në vështirësi për të mbijetuar, forcimin e qëndrueshmërisë – dhe krijimin e kushteve për një rikuperim të qëndrueshëm.

“Kriza e COVID-19 është shumë larg përfundimit. Në botë dhe në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian dhuron një shtesë prej 15 milion € për rajonin. Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri së shpejti do të përfitojnë nga këto grante të Bashkimit Evropian , përveç 230 milion € tashmë të alokuara për Shqipërinë dhe që po investohen aktualisht,” tha Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca