BE mbron ambasadorin Soreca: Të papranueshme deklaratat kundër tij!

BE mbron ambasadorin Soreca: Të papranueshme deklaratat kundër tij!

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian Maja Koçijançiç i ka cilësuar si të papranueshme akuzat e Presidentit Meta mbi ambasadorin Soreca dhe disa prej ambasadorëve të vendeve të BE-së.

Pavarësisht se Koçijançiç nuk ka përdorur emra, mesazhi fillimisht shkon për përfaqësuesit e autoriteteve shqiptare (Presidenti) dhe partitë politike, që “të mos ta vënë në dyshim integritetin” e bashkësisë diplomatike të BE-së në Tiranë (Soreca).

Reagimi vjen gjithashtu edhe për një lajm të përhapur në media se ambasadori Soreca ka një lidhje ‘rozë’ me një zyrtare të lartë të qeverisë Rama

Deklarata e Maja Koçijançiç

Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.

Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë.