BE paralajmëron sanskione ndaj Maqedonisë

Një përfaqësues i lartë i BE-së ka deklaruar se nëse nuk tërhiqet amnistia, vendet perëndimore do të sillen në mënyrë më agresive në raport me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe funksionarët e lartë maqedonas.

“Si një pjesë prej sanksioneve të mundshme paramendohet ndalimi i udhëtimit në Zonën Shengen në BE për politikanët maqedonas, tërheqjen e ndihmës për krizën e refugjatëve, si dhe ndalimin e përkrahjes së kandidaturës së vendit për anëtarësim në BE dhe në NATO”, shkruan Woll Street Journal.