S A 2019-03-28T14:22:01+01:00
Ndërsa vazhdon ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, vendi duhet të vijojë përpjekjet për përmbushjen e reformave. Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve thonë se jo vetëm në sistemin e sigurisë, por standardet duhen të përmbushën edhe në sundimin e së drejtës dhe stabilitetit të brendshëm.
Kjo para se gjithash është siguria e individit, të themi edhe kontrollimi i bartësve të fuqisë në funksionet shtetërore. Në periudhën e kaluar ishim shembull i keqpërdorimit të fuqisë në dëm të të drejtave dhe lirive të njeriut. Shtet, ku ishin të sigurta disa institucione dhe funksionaret e tyre, por qytetarët nuk ishin të sigurte sepse me keqpërdorimet e pushtetit ata përfundonin në burgje.” – tha Vllado Kambovski, Akademik në ASHAM
Autoritetet vendore informojnë se edhe Shtëpia e Bardhë i ka dërguar protokollin Senatit Amerikan në Uashington, e cila pritet ta ratifikojë së shpejti. Diplomatët thonë se deri në fund të këtij viti duhet të përfundoj ky proces.
Mendoj se sot NATO është e domosdoshme, për shkak se nuk ka të bëj vetëm me mbrojtje ushtarake në raste lufte. Parasegjithash diplomacia e Aleancës është e rëndësishme për parandalimin e sulmeve kibernetike, që janë shumë të rrezikshme si dhe luftëra hibride, fatkeqësitë natyrore e kështu me radhë.” -theksoi – Nano Ruzhin, Ish-Ambasador i RM-së në NATO
Nga ASHAM thonë se edhe dobitë ekonomike do të jenë të larta, duke u bazuar me përvojat e 12 vendeve në tranzicion që pas vitit 1999 janë anëtarësuar në NATO. Pas stabilitetit në siguron Aleanca Veri-atlantike, akademikët presin që të trefishohen investimet e huaja, si në rastin e Estonisë, Rumanisë, Bullgarisë e Shqipërisë e të tjera. Gjatë periudhës 2005-2015, përmes investitorëve të huaj, të ardhurat në Prodhimin Bruto Vendor ishin nga 3,5-4%.
Adnan Qaili
Loading…