Beal pajtohet me Wizards – e presin fitime marramendëse

Beal pajtohet me Wizards – e presin fitime marramendëse
19:06 | 17 Tetor 2019

Ylli i Washington Wizards, Bradley Beal, duket se ka arritur marrëveshje me skuadrën, për rinovimin e kontratës.

Beal dhe Wizards kanë qenë në negociata tash e sa kohë për rinovimin e kontratës, dhe një gjë e tillë duket se më në fund është arritur.

Adrian Wojnaroëski i ‘ESPN’ bën të ditur se Beal është pajtuar që të vazhdojë kontratën e tij për dy vite, për 72 milionë dollarë, që është kontratë maksimale, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të jetë pjesë e Wizards deri në sezonin 2022/2023.

Një gjë të tillë thuajse e ka konfirmuar edhe vet agjenti i Bradley Beal. /Lajmi.net/

TAGS