Bebe këndon në një skenë me ish-të dashurin e Ritës, ai ia shpreh dashurinë publikisht

Bebe këndon në një skenë me ish-të dashurin e Ritës, ai ia shpreh dashurinë publikisht
22:34 | 2 Gusht 2019

Bebe Rexha dhe Rita Ora njihen për miqësi të mirë me njëra-tjetrën.

Bebe Rexha dhe Rita Ora shumë herë janë parë bashkë në evente të ndryshme, madje e kanë përkrahur publikish njëra-tjetrën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Bebe ka kënduar në një skenë me ish-të dashurin e Rita Orës, Andew Watt, ndërsa në rrjete sociale kanë publikuar disa imazhe.

Dyshja kënduan bashkë ne Chicago, ndërsa Bebe publikoi një video pas kësaj performance.

“Nata e mbrëmshme ishte epike!!! Faleminderit shumë Chicago”, janë fjalët e Bebes, duke etiketuar Andrew Watt dhe The Chansmokers.

Në anën tjetër, Watt postoi një foto pranë Bebes, duke shkruar “Të dua, Bebe Rexha”. /Lajmi.net/

TAGS