Bebe Rexha flet për çrregullimin bipolar: Doja të hidhesha nga makina dhe të më shtypnin

Bebe Rexha flet për çrregullimin bipolar: Doja të hidhesha nga makina dhe të më shtypnin

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka folur hapur për përvojën e saj në lidhje me çrregullimn bipolar.





Gjatë një interviste për “Self”, ajo u shpreh se frika më e madhe e saj ka qënë se mos çmendej.

Bebe tregon se në momentet e luhatjes së humorit, pati mendime jo normale si dëshirën për t’u hedhur nga makina dhe për t’u shtypur në rrugë. Kjo e bëri Bebe Rexhën të kërkojë ndihmë profesionale.

“Ishte e tmerrshme… Ilaçet më ndihmuan të jem pak më e përqendruar në mënyrë që të mund të shkruaj për ndjenjat e mia. Por nuk e heq plotësisht ankthin apo trishtimin. Më ka ndihmuar të bëj një jetë më të ekuilibruar. Kur ilaçet filluan të jepnin efekte, nuk mund ta besoja sesi njerëzit mund të ndiheshin kaq mirë,”- u shpreh ajo.”- tregoi Bebe.

Kujtojmë se, këngëtarja me famë botërore ndau me fansat sëmundjen e saj në prill të vitit të kaluar.

TAGS