Bebe Rexha flet për problemet shëndetësore: E lodhur nga ky infeksion

Bebe Rexha flet për problemet shëndetësore: E lodhur nga ky infeksion

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka treguar së fundmi se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi vuan nga infeksioni i sinusit. Ka qenë vetë Bebe, e cila përmes disa videove në rrjete sociale ka bërë me dije gjendjen e saj shëndetësore, ku shprehet se mezi merr frymë.



“E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksioni i sinusit”, ka shkruar këngëtarja krahas videos së publikuar.

Ky infeksion është një inflamacion i indeve dhe membranës dhe shoqërohet me simptoma të tilla si: ethe, dhimbje koke, temperaturë, mukus i trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.

TAGS