Bebe Rexha përkrahë kauzat kundër ngacmimit të të rinjve të komunitetit “LGBTI”

Bebe Rexha përkrahë kauzat kundër ngacmimit të të rinjve të komunitetit “LGBTI”
21:20 | 17 Tetor 2019

Bebe Rexha ka dalur në mbështetje të kauzave kundër ngacmimit të komunitetit “LGBTI”.

Bebe Rexha ka marrë pjesë në eventin “Dita e shpirtit”, që u organizua nga Justin Tranter, shkruan lajmi.net.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte të merret qëndrim kundër ngacmimit të të rinjve të komunitetit “LGBTI” dhe mbështetjes së këtij komunitetit.

Pas eventit, këngëtarja publikoi disa imazhe në rrjete sociale, ku shihet e veshur me ngjyrat vjollcë dhe të zezë.

“Jam kaq krenare për shokun tim më të mirë Justin Tranter, për vendosjen e një ngjarje të mahnitshme mbrëmë për të mbështetur “Glaad”. Sot, 17 tetori është #SpiritDay – merreni zotimin tuaj tani në www.glaad.org/spiritday për të marrë një qëndrim kundër ngacmimit dhe mbështetur të rinjtë LGTBI”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

TAGS