Bebe Rexha zbulon anën e errët të industrisë së muzikës

Bebe Rexha zbulon anën e errët të industrisë së muzikës

Bebe Rexha ka folur për anën e errët të industrisë së muzikës, e cila e la atë në ankth e depresion pasi incizoi këngën e parë.

Bebe Rexha ka treguar me sinqeritet për përvojat e saj me ‘anën e errët të industrisë së muzikës’, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja, 29 vjeçe, që u nominua për dy çmime Grammy këtë vit, foli për Marie Claire UK për betejën e saj me ankth, që buronte nga kënga e saj e parë “që nuk e linte të shkonte, por të refuzonte të publikonte muzikën e saj”.

Ylli i lindur në Nju Jork pranon se ajo ndihej e ‘pashpresë’ kur po realizonte këngën e saj, andaj kjo gjë i shkaktoi ankth dhe depresion.

Bebe është në industrinë e muzikës për gati një dekadë, që kur filloi karrierën më 2010 në grupin “Black Cards”.

Pas largimit nga grupi, ajo shkroi hite të Eminem dhe Rihannës, po ashtu arriti në krye të tabelave të Billboard me singlin e saj “Me, Myself and I” me G-Eazyn dhe tani ka një karrierë të suksesshme si solo-artiste.

Ajo tregoi se meqë ishte shumë keq me depresionin, terapisti i ndihmoi t’i kthehej jetës normale. /Lajmi.net/

TAGS