Beckham kthehet në objekt talljeje

Beckham kthehet në objekt talljeje

David Beckham është kthyer në “objekt talljeje” në rrjete sociale për shkak të veshjes së tij në shfaqjen e fundit të modës së bashkëshortes, Victoria Beckham.

Ish-ylli i futbollit ishte si gjithmonë i pranishëm bashkë me fëmijët për të mbështetur dizanjeren në prezantimin e koleksionit të fundit të veshjeve.

Të gjithë shkëlqyen me paraqitjen e tyre, por David tërhoqi akoma më shumë vëmendjen me veshjen. Ai kishte veshur sandale me çorape të bardha dhe duket se kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak fansave.

“Dave, Dave… unë të dua shumë, por sandalet me çorapet janë jo absolute”, komentoi dikush në postimin e Victoria Beckham.

“David pse ke veshur çorape me sandale, kjo nuk ka qenë asnjëherë zgjedhje e mirë”, shkroi dikush tjetër.

Ish-futbolisti publikoi dhe vetë foto të shkrepura nga shfaqja, por në një njërën prej tyre nuk i dalloheshin sandalet, sepse ndoshta ai mund të ketë vënë re kritikat e ndjekësve. Një mënyrë veshjeje të tillë jemi mësuar ta shohim tek prindërit tanë, por tek David duket krejtësisht ndryshe dhe fansat kanë deri diku të drejtë.