Befasia e ditës: Suarez dëshiron rikthimin te Liverpool

Befasia e ditës: Suarez dëshiron rikthimin te Liverpool
Tash esht Koha

21:44 |

Lojërat e Barcelonës dhe rezultatet në këtë fillim sezon nuk janë të kënaqshme, dhe një nga më të kritikuarit është Luis Suarez.

Uruguaiani ka shënuar vetëm dy gola në pesë paraqitje këtë sezon, dhe tifozët janë të pakënaqur me performancën e tij, gjë që bëri edhe ta fishkëllejnë në ndeshjen e fundit kundër Villarreal.

Mediet spanjolle raportojnë se Suarez nuk është aspak i kënaqur me qëndrimin e tifozëve, dhe po mendon largimin nga Barcelona.

I ngjajshëm

Synimi i tij është që të kthehet te Liverpool. Jurgen Klopp nuk është kundër rikthimit të tij, por nuk mund t’i premtojë një vend në ekipin fillestar para Mane, Salah dhe Firmino.

Suarez ka qenë pjesë e Liverpool nga viti 2011 deri në vitin 2014, ku shënoi 69 gola në 110 paraqitje./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

21:44 |

Tash esht Koha
TAGS