Befason Emery: Vendosëm bashkë me klubin që ta largojmë Ozil

Befason Emery: Vendosëm bashkë me klubin që ta largojmë Ozil
10:00 | 27 Tetor 2019

Unai Emery më në fund ka zbuluar detaje nga ‘mungesa e mistershme’ e Mesut Ozil.

Mesut Ozil është lënë jashtë skuadrës së Arsenal tash e më shumë se një muaj dhe trajneri i ‘Gunners’ ka bërë të ditur se nuk do të nxitohet ta rikthejë atë në skuadër.

Emery ka thënë se vendimi për ta lënë Ozil jashtë skuadrës së Arsenal është marrë nga i gjithë klubi dhe jo vetëm nga ai personalisht.

“Këtu ne jemi pajtuar për një strategji si klub, si skuadër” ka thënë Emery fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Sepse, gjëja më e rëndësishme është klubi, skuadra dhe performancat e mira. Mendoj se nuk është momenti i duhur për të folur për të. E di se tifozët duan përgjigje, por nuk është koha e duhur” ka shtuar trajneri i Arsenal, duke folur për Ozil.

Lojtari që dikur mbronte ngjyrat e Gjermanisë po lidhet së fundmi me një transferim të mundshëm në MLS, por interesim për të ka edhe nga Superliga e Turqisë. /Lajmi.net/

TAGS