Befason Hodgson: Zaha nuk ishte kurrë afër Arsenal

Befason Hodgson: Zaha nuk ishte kurrë afër Arsenal
22:01 | 25 Tetor 2019

Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson ka dhënë një deklaratë befasuese lidhur me Wilfried Zaha.

Zaha ka qenë lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek skuadra e Arsenal, gjatë gjithë verës, por një gjë e tillë nuk u realizua kurrë.

Sipas fjalëve të Hodgson, një lëvizje e tillë as nuk ishte afër që të realizohet, përkundër shumë raportimeve.

“Besoj se paratë që ishin ofruar, për të cilat raportohej, ishin shumë larg me ato që kërkonim ne” ka thënë Hodgson, duke insistuar se Zaha ishte larg Arsenalit, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë tërhiqte interesimin e Arsenal, por ofertat e ‘Gunners’ nuk kalonin 40 milionë funtet, të cilat nuk plotësonin as gjysmën e kërkesave të bordit drejtues të Crystal Palace. /Lajmi.net/

TAGS