Befason La Liga, askush në dhomën e VAR-it në ndeshjen Valladolid-Real?

Tash esht Koha

VAR-i tani është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të futbollit.

Sa herë që ka një dyshim të gjithë fokusi është të dhoma e VAR-it, aty disa asistentë gjyqtarë që analizojnë pamjet dhe ia bëjnë më të lehtë punën gjyqtarit kryesor në fushë.

Por, kjo nuk ndodhi edhe në ndeshjen mes Valladolidit dhe Real Madrid në La Liga.

Vendasit shënuan gol në minutën e 13 me anë të Sergi Guardiolas, por gjyqtari kryesor vendosi të konsultohet me VAR-in se goli i shënuar ishte në pozitë të rregullt.

Teksa loja u ndal dhe siç e do zakoni regjia e La Ligas shfaq pamjet e dhomës së VAR-it, ndodhi befasia.

Lexo po ashtu:

Në dhomën e VAR-it ku analizohen pamjet nuk ishte askush për një moment dhe e gjitha kjo u bë virale në media dhe rrjetet sociale nga tifozët.

Ende nuk dihet arsyeja pse ndodhi kjo, por gjyqtarit kryesor iu nevojitën katër minuta që të merrte vendim të anulonte golin për pozitë jashtë lojë. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS