Befason ylli i Arsenalit: Dua të luaj për Boca Juniors

Befason ylli i Arsenalit: Dua të luaj për Boca Juniors
11:14 | 20 Maj 2019

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira ka pranuar se ai “ëndërron” të luajë “një ditë” për gjigandët e Amerikës së Jugut, Boca Juniors.

23-vjeçari përfundoi një transferim në veri të Londrës nga Sampdoria verën e kaluar dhe ka gëzuar një sezon debutues të rëndësishëm për Gunners.

Uruguajani shpejt u shndërrua në një favorit të tifozëve nën Unai Emery dhe arriti 34 paraqitje në Premier Ligë, pasi Arsenal përfundoi i pesti në renditjen finale, përcjell lajmi.net.

Ylli i Arsenalit ishte i pranishëm në Madrid në muajin dhjetor, kur u zhvillua finalja e Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate.

”Një ditë, unë dua të luaj për Bocan dhe të vesh fanellën e tyre”, tha Torreira për Fox Sports. ”Është një ëndërr që kam pasur që kur isha fëmijë i vogël. Nuk është sekret, familja dhe miqtë e mi e dinë këtë”.

”Isha me disa miq [në finalen e Copa Libertadores]. Nuk mendova se do të vuaja aq shumë, e kam përjetuar atë me shumë nerva”, tha ndër të tjera ai. /Lajmi.net/


[embedded content]

TAGS