5 Janar 2019 / 16:14
Konsumatorët e sistemit të ngrohjes qendrore në shtëpi, ndërtesa biznesi dhe shkolla për shkak të temperaturave të ulëta të mos e ndalin ngrohjen. Ndryshe, mund të ndodhë ngrirja e instalimeve të ngrohjes, apelojnë nga kompania Balkan Enerxhi, e cila furnizon Shkupin me ngrohje qendrore. Apeli është bërë pas njoftimeve se ditët në vijim do të ketë temperatura jashtëzakonisht të ulëta në mëngjes. Përkatësisht, për shkak të festave shumë kompani nuk punojnë, si dhe anëtarët e shumë amvisërive nuk janë në shtëpi, kështu që ka mundësi që dikush të vendosë ta fik ngrohjen qendrore në këtë periudhë. Kjo mund të çojë në ngrirjen e sistemit.
Alsat
Loading…