Behrami flet si kapiten: Udineses i duhen fitoret

Kapiteni i Udineses, Valon Behrami, ka mbetur i mërzitur me barazimin ndaj Fiorentinës.

Sipas mesfushorit shqiptar, skuadra e tij e meritoi fitoren në atë takim.

“E kemi merituar kundër Fiorentinës, pasi luajtëm shumë më të mirë dhe besoj në atë ndeshje i humbëm dy pikë”.

Valon Behrami . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

“Unë pres që t’i kthehemi fitores, pasi po kalojmë në një periudhë të vështirë”.

Lexo po ashtu:

Udinese nuk ka fituar ende në vitin e ri dhe Behrami pret që t’i gëzojnë ata.

“Ka kohë që nuk kemi fituar dhe pres që t’i gëzojmë tifozët tanë në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Behrami.

Giovanni Simeone e Valon Behrami . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Udinese i shkon Torinos në fundjavë, ndërsa aktualisht ka 19 pikë dhe mban pozitën e 16-të. /Telegrafi/

TAGS