Mbajtja e sistemit për kullimin e ujërave të zeza urbane dhe trajtimin e ujërave të zeza është shumë me rëndësi për bashkësinë, për mbrojtjen sanitare dhe shëndetësore, si dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor nga ndotja, potencojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup,
Nga ujësjellësi i qytetit të Shkupit, gjithashtu informojnë se ekipet e tyre janë shpesh dëshmitarë të rrjetit të bllokuar të kanalizimit dhe si arsye për këtë është mbeturinat e hedhura në mënyrë të parregullt nga amvisëritë, mbetjet ndërtimore, mbeturinat e mëdha dhe gjëra të tjera.
“Sistemi i kanalizimit nuk është deponi. Gjatë hedhjes së mbeturinave në mënyrë të pandërgjegjshme në sistemin për kullimin e ujërave të zeza, prishet funksionaliteti i tij dhe shpesh vjen deri në derdhjen e ujërave të zeza, të cilat nëse nuk pastrohen dhe trajtohen në mënyrë të drejtë ndikojnë keq ndaj shëndetit të njerëzve dhe ndaj mjedisit njerëzor”, thonë nga ujësjellësi i qytetit.