Alsat 2019-04-19T15:06:29+02:00
Javën e ardhshme N.P. “Higjiena Komunale” – Shkup do të fillojë aksion masiv për pastrimin e deponive të egra. Aksioni do të zhvillohet njëkohësisht në të gjitha komunat e Shkupit, në të cilin do të marrin pjesë administrata e Ndërmarrjes dhe e komunave, studentët nga të gjitha universitet e qytetit, përfaqësues të sektorit joqeveritar si dhe shkollat e mesme dhe fillore.
“Qëllimi është ngritja e vetëdijes publike për dëmet nga veprimi jo i drejtë me mbetjet dhe rreziqet nga krijimi deponive të egra të cilat drejtpërdrejt e ndotin mjedisin jetësor dhe paraqesin kanosje për shëndetin e njeriut. Duam t’i ftojmë të gjithë qytetarët e qytetit të Shkupit të na bashkëngjiten në këtë iniciativë dhe me praninë e tyre të dërgojnë porosi të qartë për rëndësinë e veprimit të ndërgjegjshëm me mbetjet”, theksojnë nga Higjiena Komunale.
Loading…