“Bëj tifo për Italinë dhe Juve”, Edi Rama “pushton” edhe mediat sportive

“Bëj tifo për Italinë dhe Juve”, Edi Rama “pushton” edhe mediat sportive

Edi Rama ka pushtuar italianët në 2 minuta e 20 sekonda, me një gjest nobilist. Nisma e qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjek në Itali vijon të bëj jehonë në mediat përtej Adriatikut, madje duke pushtuar faqet e para edhe në të përditshmet sportive. “TuttoSport”, vjen këtë të martë me një intervistë ekskluzive me kryeministrin shqiptar, ku sigurisht, Rama edhe një herë nuk fshehu simpatinë e tij për klubin e Juventuesit dhe për futbollin italian:





“Bëj tifo për Italinë dhe Juven”, ky është titulli kryesor i Tuttosport: “Ne ndihemi pjesë e shtetit tuaj. Virusi mposhtet me metodën Sachi-t (ish-trajner i Milan). Të mëdhenjtë vendosen në shërbim të grupit. Ronaldo dhe Buffon janë njerëz që i admiroj sepse kanë një shpirt të madh”, shkruhet mes të tjerash në faqen e parë të Tuttosport. E përditshmja torineze ndalet edhe një herë tek deklarata e Edi Ramës, në momente kur përcolli mjekët drejtë Italisë: “Nuk jemi të pasur por nuk jemi as me memorie te shkurtër, na keni mbështetur gjithnjë dhe ne nuk i harrojmë miqtë në periudhë të vështirë”.

TAGS