Bekim Sali: Lironi të burgosurit në shtëpi, që mos të infektohen nga virusi!

Bekim Sali: Lironi të burgosurit në shtëpi, që mos të infektohen nga virusi!
Tash esht Koha

“ Lironi të burgosurit në shtëpi, që mos të infektohen nga virusi!

Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, që është shkaktuar nga pandemia e virusit Covid-19, të vetmit njerëz që kanë mbetur në harresë janë të burgosurit. Po lexoj aty-këtu se gjendja në burgjet e vendit është rënduar shumë me dyshimin se edhe nëpër burgje ka njerëz me sëmundjen e koro-navirusit.
Duke u ditur nga përvoja se shteti ynë në veçanti nuk ka kujdes për të burgosurit shqiptarë, druaj se kjo sëmundje mund të lë pasoja veçanërisht te ata. Prandaj, derisa jemi në përditshmërinë tonë po ashtu të vështirë, të mos harrojmë se ka njerëz që janë edhe më keq se ne.
Për këtë arsye, u bëj thirrje organeve kompetente që sa më shpejt ta shqyrtojnë mundësinë që të burgosurit gjatë kësaj kohe të jenë pranë familjeve të veta. Mos e bëftë Zoti të ndodhë ndonjë tragjedi!

Se si mund të zgjidhet kjo çështje, po jua sjell këtu shembullin e Shqipërisë: https://www.balkanweb.com/koronavirusi-hap-dyert-e-burgjeve-te-denuarit-kthehen-ne-shtepi-deri-sa-te-mbaroje-epidemia-ja-kush-perfiton/” shkruan Bekim Sali nga Alternativa.

Tash esht Koha