Bekim Zogaj: Pika ime e dobët, rinia shqiptare

Bekim Zogaj: Pika ime e dobët, rinia shqiptare
Tash esht Koha

Përshkrimi i karrierës së tij nuk është i vështirë, pasi ka shumë hite, një vokal të mrekullueshëm dhe në plan të realizojë edhe shumë këngë të reja. Bekim Zogaj jeton në Vjenë, por trojet shqiptare i ka pikë të dobët. Ai vjen në një intervistë ku tregon për projektet e tij dhe karrierën si këngëtar.





Je rikthyer me një projekt të ri, na fol për bashkëpunëtorët dhe finalizimin e tij?

Po, projekti i radhës ishte në trio me kolegen e nderuar Lorin dhe kolegun e nderuar Astrit Mulajn, me një potpuri ku projektin e ka realizuar Drinor Zymberi dhe jam shumë i lumtur nga puna e tij si orkestrues, është pëlqyer shumë nga publiku.

Sa i kënaqur je nga ky projekt?

Nga ky projekt jam mjaft i kënaqur, sepse ka një gërshetim mes këngëve dhe përzgjedhjeve të tyre dhe gjithashtu, kolegët që këndojnë në mënyrën e tyre shumë unike dhe të bukur.

A ju ka munguar publiku, pasi atij i keni munguar shumë, sepse projekti është pritur mjaft mirë?

Po, publiku gjithmonë pret nga ne që të japim ndonjë gjë më unike për ta, sidomos në ditët e sotme, ku gjendemi në një konkurrencë të pakonkurrencë mund të them lirisht, sepse mendoj që këngëtarët e rinj duhet të kenë më shumë prodhime të reja dhe me vlerë se sa vetëm përpunime të vjetra. Unë dhe gjithë adhuruesit e muzikës popullore janë shumë të kënaqur, i falënderoj shumë.

Me çfarë jeni marrë gjithë kësaj kohe jashtë muzikës?

Gjatë gjithë kohës asgjë tjetër përpos muzikës dhe do të mundohem që edhe qelizat e fundit të trupit t’i jap për muzikën e bukur që kemi ne si popull.

Jeton në Austri, por nuk harron të vizitosh gjithë trevat shqiptare? Për çfarë ke mall më shumë kur viziton vendet ku flitet shqip?

Jetoj në qytetin e Vjenës, por në trojet shqiptare jam shumë shpesh, sepse më lidh puna, vullneti më i madh dhe dashuria më e madhe për vendin tim është pika më e dobët, rinia shqiptare.

Ju muzikën e keni pasion, apo jetoni në sajë të saj?

Muzikën e kam profesion e pasion, me një fjalë gjithçka.

Keni ndonjë surprizë me ndonjë këngë solo?

Surpriza nuk kam, diçka speciale, vetëm punë dhe shumë përkushtim për këngët që do të vijnë në vazhdim.

A keni vendosur të bëni edhe ndonjë album me përmbledhjen e të gjitha hiteve?

Sa i përket albumit, kam një ëndërr shumë të gjatë, shpresoj ta realizoj me grupin “Corona”.

A mendoni se kënga vlerësohet nga numri i klikimeve që merr?

Kënga vlerësohet në bazë të masës së njerëzve. Nëse e sheh që në ato vende ku ti performon “live” njerëzit t’i njohin këngët, atëherë është në rregull. Kemi këngë me 10 milionë klikime, por s’e njeh njeri.

Ke pasur udhëtime të shumta me sa kemi pasur mundësi t’ju ndjekim, kanë qenë udhëtime pune, apo private?

Udhëtimet janë pasion shumë i madh për mua dhe asgjë më shumë.

Sa i përmbushur jeni në jetën private? Për të gjithë ata që nuk e dinë, a mund të mësojmë si është statusi juaj?

Në jetë besoj me rëndësi është të kemi shëndetin dhe familjen me gjithçka në rregull. Kjo është pika më e rëndësishme për mua.

Cilat janë planet e afërta?

Pa plane të mëdha, por vetëm kokën poshtë dhe punën sa më lartë, sepse puna është ajo që s’ka vend për fjalë, por tregon gjithçka me rezultat.

Tash esht Koha
TAGS