Shefi shtabit zgjedhor të Alternativës, Bekim Sali ka reaguar për shqyerjen e posterëve të koalicionit “Tash është koha”. Sipas tij gati për çdo ditë ka pasur veprime të tilla nga, siç thotë ai nga “vagabondët e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti”.
“Ali, mirë është së paku humbjen ta kesh dinjitoze. Kjo që e bëni është shumë e ulët. Kështu le që nuk fitohen zgjedhjet, por është turp edhe të humbësh kështu.
Ka ca ditë që na i shqyeni posterët dhe na i hiqni banderolat, por nuk kam dashur ta bëj të madhe. Ama, po e teproni.
Derisa unë i këshilloj aktivistët tanë se nuk guxojnë të shqyejnë asnjë poster të askujt, madje jemi marrë vesh që nëse ndeshen me aktivistët tuaj, t’u ndihmojnë në punën e vendosjes së materialeve propagandistike, vagabondët tu nuk hezitojnë çdo ditë të na e shkatërrojnë materialin.
Ali, vetëm një gjë nuk e kam të qartë: a thua pse nuk e shqyeni asnjë poster të VMRO-së dhe të SDSM-së, por i shkatërroni materialet tona shqiptare?
E turpshme dhe e ulët, Ali”, ka shkruar në rrjetin social fejsbuk, Bekim Sali.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
- Bilall Kasami viziton fshatrat e komunës së Tearcës
- Rita dhe Fidani sjellin hitin e ri
- Conte i thotë “po” gjigantit italian?
- Luis Enrique thumbon Mbappen: Vitin tjetër do të jemi më të mirë
- Dy persona të lënduar! Njëri përfundon në Urgjencën e “Nënë Terezës” – detaje nga aksidenti në Çair
- Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës
- Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë e fundit thuajse e zhveshur