Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot dhe nesër do të marrë
pjesë në Forumin për investime “Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore”, i cili mbahet në Pragë.
Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do t’i paraqesë mundësitë për bashkëpunim dhe investim në Maqedoni në panel debatin për industrinë, energjinë dhe teknologjitë e reja.
Pjesëmarrësit në Forum, përfaqësuesit politikë, biznesmenët dhe investitorët nga Republika e Çekisë, nga RP e Kinës dhe nga vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të flasin për
energjitikën, financat, industrinë, arsimin, shëndetësinë, teknologjitë e reja, tregtinë elektronike dhe turizmin.
Forumi për Investime është nën mbikëqyrje të presidentit të Republikës së Çekisë Millosh Zeman dhe kryeministrit Bohusllav Sobotka ndërsa në organizim të Odës Ekonomike kineze për bashkëpunim
dhe Qendrës Ekonomike për Bashkëpunim në Kinë.
Data 26.04.2024
Aktuale
- “Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit”
- Strumica, kampion i Maqedonisë së Veriut për herë të 11-të
- Raporti i DASH-it, juristi “zbulon” çka i mungon Kosovës/ Kjo gjë mund ta luftojë korrupsionin
- Babai në Prishtinë e sulmon fizikisht vajzën e tij, 21-vjeçarja e denoncon në Polici
- SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
- Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
- Punë nga shtëpia e që ora paguhet deri 200 euro, këto janë punët që mund t’i bëni
- Dënuan molotovin te Bashkia e Tiranës, edhe Tabaku kundër ambasadave perëndimore: Nuk na votojnë ata