Bën zhytjen më të thellë në oqean ndonjëherë, ja çfarë gjen

Bën zhytjen më të thellë në oqean ndonjëherë, ja çfarë gjen

Një eksplorues amerikan ka realizuar zhytjen më të thellë të oqeanit në histori, për të zbuluar mbeturinat plastike që kishin mbetur në të.

Nëndetësja e Viktor Vescovës i cili ka prejardhje shqiptare zbriti 10.928m në fund të kanalit Mariana të Oqeanit Paqësor, vendi më distant në det.

Zyrtari i marinës detare zbuloi specie të pazbuluara, duke përfshirë kroskomet-antropodë si dhe “derra detar” të tejdukshm gjatë katër orëve eksplorim.

Ai gjithashtu pa mbeturina të prodhuara nga njeriu – duke përfshirë qese plastike, mbështjellëse ëmbëlsirash dhe objekte metalike – në një vend ku asnjë njeri nuk kishte qenë kurrë më parë.

“Ishte shumë zhgënjyese për të parë kontaminimin e dukshëm njerëzor të pikës më të thellë në oqean”, tha Vescovo.

Mbetjet e plastikës kanë arritur përmasa epidemike në oqeanet e botës, me rreth 100 milion ton të hedhura në det, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

TAGS