Benedict Cumberbatch: Dua barazi, nuk do të pranojë role që paguhen më shumë se femrat

Benedict Cumberbatch: Dua barazi, nuk do të pranojë role që paguhen më shumë se femrat

Sot është nënshkruar një marrëveshje mes regjisorëve dhe aktorëve, që aktoret të paguhen po aq sa edhe kolegët, meshkuj.

Benedict Cumberbatch, i cili njihet më së miri për rolet e detektivit, Sherlock Holmes në të njëjtën seri televizive, na dha edhe një arsye edhe më tepër për ta dashur.

Përkatësisht, në intervistën e fundit për Radio Times, aktori zbuloi se në të ardhmen do të punonte vetëm në ato projekte, ku kolegët femra do të paguheshin njësoj si ai.

Allison Williams, Benedict Cumberbatch dhe Jennifer Jason

“Pagat e barabarta dhe një vend në tavolinë janë parimet themelore të feminizmit. Pyetni gratë me të cilat punoni se sa paguhen dhe refuzoni të bëni diçka nëse janë më pak të paguar se ju”, tha aktori në një intervistë dhe kështu u bë i famshëm ynë i preferuar.

Dallimi në pagë mes burrave dhe grave ka qenë një nga temat e nxehta në Hollywood gjatë viteve të fundit dhe Benedicti është aktori i parë që ka pasur guxim të marrë një vendim të tillë, shkruan Hello Giggles.

Ndryshe, 41-vjeçarin do ta shohim në projekte të ndryshme hollivudiane gjatë këtij viti. /Telegrafi/

TAGS