Benitez: Kam pasur suksese te Reali dhe Interi

Rafael Benitez është trajner aktual i skuadrës së Newcastle Unitedit gjersa në të kaluarën ka drejtuar edhe shumë klube evropiane.

Padyshim që suksesin më të madh e ka pasur me skuadrën e Liverpoolit gjersa ka dështuar te Real Madridi dhe Interi.

Lexo po ashtu:

Trajneri spanjoll ka dhënë një intervistë për revistën AS teksa ka folur gjer e gjatë rreth karrierës si trajner në ekipe të ndryshme.

Rafael Benitez (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Por, strategu në pyetjen se pse dështoi në dy ekipet e lartcekura, ai u përgjigj duke mohuar se nuk ka pasur sukses te madrilenët dhe milanistët.

“Unë nuk pajtohem se nuk kam pasur. Në Inter kemi fituar dy tituj [Superkupën e Italisë dhe Kampionatin e Botës për klube në 2010] dhe pa asnjë përforcim që na ishte premtuar. Ne morëm vetëm [Philippe] Coutinhon dhe atëbotë ishte vetëm një fëmijë”.

Lexo po ashtu:

“Në Real Madrid kemi qenë ku duhej të ishim në atë fazë të sezonit: ne duhej të kualifikohemi për 1/16 e finales së Ligës të Kampionëve, ishim dy pikë prapa Barcelonës. Kishim një lojë më pak se kataluansit dhe ishim katër pikë pas Atleticos. Nuk është problem që nuk fitojmë, por nganjëherë njerëzit nuk ju lejojnë të fitoni”, ka pohuar spanjolli.

Ndryshe, Benitez në të kaluarën ka qenë trajner edhe i Valencia, Napolit dhe Chelseat. /Telegrafi/

TAGS