Beqiri: Askush s’ka të drejtë të luajë me miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në

Beqiri: Askush s’ka të drejtë të luajë me miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, ka theksuar se askush nuk ka të drejtë të luajë me miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në.

Reagimi i deputetit të LDK-së, vjen pasi ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnnett, i dorëzoi Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, letrën nga Mattthew Palmer, Zëvendës asistenti i Sekretarit të shtetit Zëvendës Asistentes së Sekretarit të Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zëvendës Drejtorit për Çështje të Evropës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath, përmes së cilës thuhet se SHBA-të do të stopojnë bashkëpunimin me Kosovën në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj qëndrimeve për taksën.

Në letër, po ashtu thuhet se do të shqyrtohen edhe bashkëpunimet në fushat tjera mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Beqiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “me këta që po qeverisin po rrezikohet qenia jonë”.

Postimi i plotë i deputetit Beqiri:

“Letra e sotme nga zyrtarët amerikan flet vet. Askush nuk ka të drejtë të luaj me miqësinë dhe partneritetin me SHBA, shtetin që na shpëtoi nga zhbërja. Me këta që po qeverisin po rrezikohet qenia jonë. Qytetarët nuk janë me ju. Kosova veq me qytetarët e saj dhe SHBA-të mund të ec përpara. I.Beqiri”, ka shkruar Beqiri. /Telegrafi/

Lexo po ashtu:

TAGS