Beqiri: Edhe pas 20 vjetësh nuk është zbardhur vrasja e Fehmi Aganit

Beqiri: Edhe pas 20 vjetësh nuk është zbardhur vrasja e Fehmi Aganit

Në 20-vjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe pranë varrit të tij në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Ismet Beqiri nga LDK tha se Fehmi Agani ishte njeri i qetë, vizionar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish- presidentit Rugova.

“Edhe sot pas 20 viteve përpos që dihet që e kanë vrarë kriminelët serbë nuk është zbardhur rasti dhe nuk janë vënë para drejtësisë gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë krim makabër. Mungesa e tij vërehet kudo në institucione, në jetën akademike institucionale. Sepse mençuria e tij është një resurs i veçantë”, tha ai.

E djali i Fehmi Aganit, Mentori, tha se shpreson që babai i tij te jetë shembull për gjithë kosovarët dhe gjeneratat e reja./kp/

TAGS